Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Kryeministri serb shprehet se pavarësia e Kosovës nuk parashikohet në asnjë dokument ndërkombëtar

    Zhivkoviç: Kosova pjesë e Serbisë

    Kryeministri serb, Zoran Zhivkoviç, deklaroi për mediat gjermane se Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo nuk varet prej mëshirës evropiane apo amerikane. Në një intervistë, dhënë revistës gjermane “Der Spiegel”, Zhivkoviçi hodhi poshtë çdo mundësi që Kosova të bëhet shtet i pavarur, duke shtuar se kjo nuk parashikohet në asnjë dokument ndërkombëtar. Kryeministri serb tha se tani nuk është momenti ideal për hapjen e negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës. Zhivkoviçi akuzoi bashkësinë ndërkombëtare, e cila, sipas tij, nuk ka plotësuar as një të tretën e obligimeve në fushën e sigurisë në Kosovë. "Situata në Kosovë është e papranueshme dhe shqiptarët janë ata, të cilët, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, po destabilizojnë Kosovën",- theksoi Zhivkoviçi.
    Vetëm tri ditë më parë, në një takim të ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, u deklarua se pavarësia e Kosovës nuk është një mundësi, por është e vetmja zgjidhje për çështjen e saj. Deklarata e Majkos është e para e një qeveritari shqiptar, që shprehet hapur për opsionin e pavarësisë, ndërkohë që deri tani linja e Tiranës zyrtare ka qenë ajo e vetëvendosjes si dhe e bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar.

    -------------------------
    ----------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pas miratimit të Rezolutës në Kuvend për njohjen e luftës çlirimtare

    Serbët ngrijnë “marrëdhëniet”me PDK-në

    Mendohet se miratimi i rezolutës është vetëm shkas që e shfrytëzuan serbët
    për t'i ikur ballafaqimit të fakteve për të vërtetën e Kosovës, sepse, fundja,
    nuk ishte vetëm PDK-ja e Thaçit që mbështeti rezolutën për UÇK-në, por i tërë Kuvendi i Kosovës


    SH. KRASNIQI
    Prishtinë, 19 maj - Deputetët e koalicionit
    serb "Povratak" në Kuvendin e Kosovës kanë
    ngrirë të gjitha kontaktet me përfaqësuesit e
    Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila
    para disa ditësh bëri thirrje për fillimin e dialogut
    dhe inicimin e bisedimeve të mëvonshme
    në nivel më të lartë, duke përfshirë edhe
    dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës.
    Një qëndrim i tillë i deputetëve serbë në
    Kuvendin e Kosovës pasoi pas miratimit të
    rezolutës në Kuvend për njohjen e vlerave të
    luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
    "Nuk mendojmë për bisedime me partinë e
    Hashim Thaçit në këtë moment", deklaroi për
    agjencinë serbe të lajmeve Beta një zyrtar i
    koalicionit "Povratak".
    Përfaqësuesit e këtij koalicioni mendojnë se
    "rezoluta e miratuar do të radikalizojë marrëdhëniet
    brenda Kuvendit, si në mes grupeve të
    deputetevë serbë e shqiptarë, ashtu edhe në
    mesin e vetë shqiptarëve".
    Me qëndrimet e fundit të deputetevë serbë
    janë njohur edhe zyrtarët e misioneve të huaja
    diplomatike në Prishtinë. Mendohet se miratimi
    i rezolutës është vetëm shkas që e shfrytëzuan
    serbët për t'i ikur ballafaqimit të fakteve
    për të vërtetën e Kosovës, sepse, fundja, nuk
    ishte vetëm PDK-ja e Thaçit që mbështeti
    rezolutën për UÇK-në, por i tërë Kuvendi i
    Kosovës, përfshirë pakicat, pos serbëve. Vallë,
    çfarë do të deklarojë kjo pakicë nëse së shpejti
    shpallet edhe pavarësia e Kosovës nga po i
    njëjti Kuvend?
    epoka
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 16:03
  2. Sejdiu e Thaçi
    Nga Sabriu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 10:58
  3. Pala serbe: Kërkojmë ndarje të butë në Kosovë
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 18:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •